Departamenti: Financë
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: brikenaleka@ feut.edu.al
Biografia: Brikena Leka është lektore në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ajo u diplomua në UT në degën Financë-Kontabilitet në vitin 1998. Mbasi mbaroi studimet e larta ajo u punësua si pedagoge pranë Universitetit “A.Xhuvani”, Elbasan. Nga viti 2004 e në vazhdim, Pedagoge B. Leka është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Financës, FEUT. Aktualisht ajo jep lëndët: Bazat e Financës, Financa Personale dhe Vlerësim Financiar Biznesi. Në vitin 2008 mbrojti Doktoraturën në Universitetin e Tiranën në fushën e Financave Personale. Në vitin 2010 fitoi titullin akademik “Docent”, ndërsa në vitin 2011 titullin akademik “Profesor i Asocuar”, lëshuar nga FEUT. Në vite ka ndjekur një numër programesh për kërkim-zhvillim, shkëmbim stafi dhe përmirësim curricule pranë Universiteteve në Bari, Bologna, Thesaloniki, Roskilde dhe Modena. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e ekonomisë si dhe është autore e një numri artikujsh shkencorë.
Fusha e kërkimit: Financat Personale, Financat e Biznesit
Lëndët: Bazat e Financës, Financat Personale, Vlerësim Financiar i Biznesit
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.