Biografia: Matilda Tola, ka marrë gradën “Docent” në vitin 2015, dhe “Doktor” në vitin 2016. Në vitin 2005, ka përfunduar studimet në degën Financë-Kontabilitet, Profili Manaxher Financash me rezultate të larta. Në vitin 2005-2007, ka kryer studimet Master Shkencor në Ekonomiks Europian, në programin e studimit të përbashkët ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Bambergut. Që nga viti 2005 është pedagoge në Departamentin e Financës, dhe nga viti 2011 është lektore në lëndën “Drejtimi Financiar” dhe “Financat e Korporatave”. Tezën e doktoraturës e ka zhvilluar në fushën e financave të aplikuara në sektorin energjetik.
Fusha e kërkimit: Financat e biznesit/ Planifikimi dhe politikat në sektorin Energjitik
Lëndët: Drejtim Financiar, Drejtim Financiar i Avancuar