Biografia: Perseta Grabova është lektore në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës që prej vitit 2008. Ajo u diplomua në Universitetin e Tiranën në degën e Financës dhe Kontabilitetit në vitin 2005. Pasi përfundoi me sukses Masterin në Universitetin e Poitiers, Francë në Ekonomi dhe administrim biznesi, ajo u punësua në sektorin bankar.
Në vitin 2010 ajo ndoqi një Program Shkëmbimi në Universitetin George Washington, në Washington DC (Shtetet e Bashkuara) financuar nga Departamenti i SHBA-së ku përftoi eksperiencë në metodat e mësimdhënies në financë.
Ajo jep lëndë të ndryshme kryesisht në fushën e Menaxhimit të Riskut, Financave Personale, dhe Investimeve. Në vitin 2013 ajo mbrojti Doktoraturën në Universitetin e Tiranën në fushën e Sjelljes Financiare. Në vitin 2015 ajo ndoqi programin për shkëmbim stafi në Universitetin e Aarhus në Danimarkë për lëndën e Sjelljes Financiare.
Ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh akademike në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sjelljes financiare, financës personale, pensioneve dhe korrupsionit etj.
Fusha e kërkimit: Sjellja Financiare, Menaxhim Risku, Financat Personale
Lëndët: Drejtim Risku, Financat Personale, Investime