Biografia: Saimir Sallaku zotëron një diplomë universitare në Financë & Kontabilitet nga UT dhe një diplomë pasuniversitare Mastër në Administrim Biznesi nga Universiteti Staffordshire në UK. Ai ka gati 20 vite eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim në lëndët Financa e Korporatave, Drejtim dhe Modelim Financiar në FE të UT. Saimiri është anëtar jo-ekzekutiv në Këshillin Drejtues të një banke tregtare dhe ka shërbyer më parë në autoritetin rregullues dhe mbikqyrës të institucioneve financiare jo-banka në Shqipëri.
Përveç eksperiencës në sektorit privat në fushën e drejtimit financiar, Saimiri ka një eksperiencë të konsiderueshme ndërkombëtare në reformimin e sistemeve buxhetore. Në pothuajse 15 vite eksperiencë ai ka këshilluar institucionet qëndrore dhe ministritë e linjës në Shqipëri, Kosovë dhe së fundi në Palestinë për forcimin e procesit të buxhetimit nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të masave reformuese për përgatitjen, ekzekutimin dhe monitorimin e buxhetit; përgatitjen dhe lëvrimin e udhëzuesve të buxhetit dhe trainimeve për kostimin e politikave dhe planifikimin e shpenzimeve buxhetore.
Fusha e kërkimit: Financat e korporatave, modelet dhe teknikat finanicare, këshillimi financiar.