Departamenti: Financë
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Biografia: Gisjana Tahiri në vitin 2012 ka përfunduar studimet Bachelor në Financë-Kontabilitet, dhe në vitin 2014 Master Shkencor në Financë, në Fakultetin e Ekonomisë. Ajo është studente ACCA dhe anëtare e PMI-së. Menjëherë pas përfundimit të studimeve filloi punë pranë kompanisë IMB, ku ka implementuar me sukses disa projekte rajonale në lidhje me sistemet ERP. Gjatë viteve 2018-2020 ka punuar si Konsulente SAP-i për modulin e Financës, kryesisht për klientë ndërkombëtarë. Duke filluar nga viti 2014, ajo u angazhua si asistente pedagoge me kohë të pjesshme në lëndën e Investimeve në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme akademike kombëtare dhe ndërkombëtare si konferenca, trajnime etj.
Fusha e kërkimit: Investime, Ndikimi i ERP-ve në biznes, Sistemi bankar
Lëndët: Investime
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.