Departamenti: Financë
Grada/Titulli: Msc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Blisard Zani u diplomua në degën Financë – Kontabilitet në vitin 2015 dhe ka përfunduar studimet e ciklit të dytë si Master i Shkencave në Financë me Medalje të Artë në vitin 2017 pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Në vitet 2016 – 2018 ka punuar si Analist Teknik i tregjeve valutore pranë një kompanie të huaj me filial në Shqipëri. Dy vitet e fundit ka punuar si Specialist në Drejtorinë e Harmonizimit Fiskal në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, në sektorin e Analizave dhe Statistikave Fiskale. Ka qenë gjithashtu pjesëtar i Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian për kapitullin 33 “Dispozitat Financiare dhe Buxhetore”. Që prej vitit 2018 është angazhuar si Pedagog i Ftuar pranë Departamentit të Financës në Fakultetin e Ekonomisë në disa lëndë të profilit Financë. Prej muajit dhjetor 2020 është Pedagog i Brendshëm në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Është autor dhe bashkëautor në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe autor i Raportit Vjetor të Shpenzimeve Tatimore 2018. Njëkohësisht Z. Zani ka qenë në grupin organizator në të treja Konferencat Kombëtare të Financës si dhe Konferencat Kombëtare Studentore. Ai ka qenë pjesëmarrës edhe në disa shkëmbime në kuadër të programeve Erasmus+ në Shqipëri, Itali, Gjeorgji, Turqi, etj.
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.