Biografia: Diplomuar me rezultate të larta në Bachelor në degën Financë dhe Master i Shkencave në Financë në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Pas përfundimit të studimeve universitare, është angazhuar në administatën tatimore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Paralelisht, është angazhuar si pedagoge me kohë të pjesshme në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në lëndën Drejtim Financiar.
Pjesëmarrëse me referime në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe botime të disa artikujve shkencor brenda dhe jashtë vendit.