Biografia: Dr. Jolta Kaçani ka mbi 12 vjet përvojë akademike dhe profesionale duke përfshirë eksperienca mësimdhënie në Spanjë dhe Angli. Është autore libri dhe artikujve shkencorë në Springer International, Revistën Ndërkombëtare të Sipërmarrjeve Inteligjente si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare. Dr. Kaçani është anëtare aktive në Shoqatën Rajonale të Shkencës dhe Grupin Mentorues Ndërkombëtar të Universitetit të Manchester. Dr. Kaçani është trajnere e licensuar dhe është certifikuar si këshilluese/mentoruese biznesi nga CEFE International. Gjatë kësaj eksperience ka trajnuar dhe këshilluar mbi 500 sipërmarrje në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dr. Kaçani ka një përvojë të gjerë profesionale në menaxhimin e projekteve komplekse të financuara nga Banka Botërore, Komisioni Evropian, Qeveria Gjermane, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, etj. Eksperienca të mëparshme përfshijnë pozicione drejtuese në Deloitte Central Europe si dhe pozicione drejtuese në administratën publike. Dr. Kaçani ka përfunduar doktoraturën në Universitetin Politeknik të Barcelonës, Masterin Shkencor në Universitetin e Manchester, si është diplomuar në Universitetin Amerikan të Athinës. Është certifikuar në Ekosistemet e Inovacionit dhe Sipërmarrjen nga Universiteti i Lund në Suedi, në Menaxhimin e Projekteve nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Vlerësimin e Politikave të Bashkimit Evropian nga Qendra e Ekselencës në Belgjikë. Është licensuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme.
Fusha e kërkimit: Menaxhimi financiar, Këshillimi dhe vendimarrja financiare, Vlerësim financiar i sipërmarrjes.
Lëndët: Metodat kërkimore në financë dhe kontabilitet, analiza e pasqyrave financiare