Departamenti: Kontabilitet
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Msc. Almida Hoxha (Kafia) është pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Almida Kafia është diplomuar në Bachelor në Financë Kontabilitet në vitin 2011 dhe në vitin 2013 ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Kontabilitet dhe Auditim pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Prej vitit 2015, ka ushtruar detyrën e auditueses dhe përgjegjëses së grupit të auditimit në Kontrollin e Lartë të Shtetit me fokus kontrollin ekonomiko-financiar dhe ligjshmërinë, për institucionet e larta qendrore, institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj të veçantë, projektet me financim të huaj, auditimin e shoqërive aksionere si dhe auditimin e institucioneve të financuara nga buxheti shtetit dhe njësitë e qeverisjes vendore. Përgjatë karrierës së saj në Kontrollin e Lartë të Shtetit është angazhuar në një sërë trajnimesh, konferencash, seminare, brenda dhe jashtë vendit në lidhje me çështje të auditimit të jashtëm në sektorin publik nga institucione të ndryshme apo SAI-e të tjera si dhe ka fituar një sërë kualifikimesh dhe çertifikimesh nga institucione dhe organizata prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë specializime dhe trajnime mbi kontrollet e integritetit në Administratën publike, Qendra për Ekselencë në Financë në Slloveni, Gjykata e Llogarive Turqi, NIK-u Polak etj. Angazhimi i saj në fushën akademike ka filluar si Pedagoge me kohë të plotë, pranë Universitetit të Vlorës, në Fakultetin e Ekonomisë. Ngarkesa e lëndëve ka përfshirë Auditim, Parime Kontabiliteti, Kontabilitet Financiar, Kontabilitet Publik etj. Që prej vitit 2017 ka filluar pedagoge e jashtme pranë Albanian University (ish UFO) ku ka mbuluar sërisht të njëjtën fushë lëndësh mësimore. Në vitin 2024 i ёshtё bashkuar stafit pedagogjik tё Universitetit tё Tiranёs fillimisht nё cilesinë e pedagogut të jashtëm dhe mё pas është emëruar pjesë e stafit akademik me kohë të plotë. Është autore dhe bashkëautore e mjaft punimeve shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare apo të referuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të mbajtura si brenda dhe jashtë vendit, si dhe shkrime në gazeta kombëtare mbi fushën e financave publike. Aktualisht është në procesin e mbrojtjes së titullit Doktor i shkencave.
Fusha e kërkimit: Standardet Ndërkombëtare të kontabilitetit dhe Auditimit në sektorin publik, Kontabilitet Kosto, Raportimi Financiar etj.
Lëndët: Kontabilitet Kosto, Kontabilitet Publik, Kontabilitet Financiar, Auditim.
Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.