Departamenti: Kontabilitet
Grada/Titulli: Prof. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Ingrid Shuli (Buçka) ka qënë pergjegjese e Departamentit të Kontabilitetit nga qershor 2016.deri në Gusht 2024. Qysh nga viti 1986-1998 e me pas nga viti 2006 e në vazhdim profesore efektive e Departamentit të Kontabilitetit pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. U diplomua në vitin 1983 për Financë-Kontabilitet pranë Universitetit të Tiranës. Merr gradën Doktor i Shkencave në Ekonomi nga Fakulteti i Ekonomisë, UT dhe në vitin 1995, në vitin 1999 merr titullin akademik “Prof. Asoc.” Në vitin 2013 merr titullin akademik "Profesor". Nga viti 1996 - 1998, më pas nga viti 2008 në vazhdim Anëtare e bordit akademik të Fakultetit të Ekonomisë Universiteti i Tiranës. Nga viti 2013, anëtare e Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Ekonomisë UT. Nga viti 2000 eshte Kontabel i Miratuar. Ka një aktivitet shkencor dhe akademik përfshirë tekste universitare, punime monografike, dhe artikuj të ndryshëm. Kontributi i saj ka qenë kryesisht e orientuar në drejtim të kontabilitetit, analizes se pasqyrave financiare, sherbimeve te sigurise e te konsulences.
Fusha e kërkimit: Kontabilitet, Analize e Pasyrave Financiare, Auditim
Lëndët: Analiza e Pasqyrave Financiare, Parimet Bazë të Kontabilitetit, Shërbimet e Konsulencës, të Dhënies së Sigurisë dhe të tjera Profesionale, Kontabilitet i Drejtimit i Avancuar
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.