Biografia: Diplomuar në FEUT si Ekonomist Për Financë, në vitin 1984. Pedagog në departamentin e Kontabilitetit në FEUT që prej vitit 1985 e në vijim. Përgjegjës i departamentit të kontabilitetit të FEUT prej 2004 deri 2016. Doktor i shkencave Ekonomike në vitin 1991. Profesor i Asociuar në 1998 dhe titulli pedagogjiko shkencor “Profesor” në 2007. Kryer një sërë trainimesh afatshkurtra deri disa mujore profesionale dhe akademike brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 1992, pranë universiteteve perendimore si në Itali, SHBA, Angli,Francë, Austri,Gjermani, etj. Lektor pranë universiteteve dhe organizmave profesionale të huaja. Trainer i çertifikuar i IKM,IEKA dhe MF në SNRF,SKK dhe kontabilitet. Eksperiencë të gjërë profesionale si antar i bordeve drejtuese të ndryshme dhe i organizmave profesionale të kontabilitetit dhe të biznesit si KKK, Komiteti Kombëtar Drejtues i kontabilitetit, KT, etj. Nga viti 1994 e në vijim aktivitet profesional si konsulent i kompanive vendase e të huaja në fushën e kontabilitetit, auditimit, tatimeve dhe të biznesit. Dëshmi profesionale si Kontabilist i Miratuar nga viti 1998. Drejtues i Institutit të Kontabilistëve të Miratuar 2000-2013 dhe 2017 e në vijim. Njohës i gjuhës italiane dhe angleze. Autor i disa teksteve shkollore baze dhe i një numri te madh konferencash dhe artikujsh shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Fusha e kërkimit: Kontabilitet dhe Raportim Financiar, Konsolidimi dhe PF te konsoliduara, Standarde Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit, Legjislacioni Tatimor, Kontrolli i brendshëm, Auditimi
Lëndët: Parimet Bazë të Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar, Kontabilitet Financiar i Avancuar, Legjislacioni dhe Administrimi Tatimor e Tregtar i Biznesit, Standardet Ndërkombëtare dhe SK të Kontabilitetit