Departamenti: Kontabilitet
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Kam lindur më 16 korrik 1980 në qytetin e Fierit. Pasi perfundova me sukses Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e lindjes, kam përfunduar studimet e larta në vitin 2005 në Universitetin e studimeve të Romës “LA SAPIENZA”, Fakulteti i Ekonomisë, Kursi i diplomës universitare në Ekonomi e Tregëti– Drejtimi: Ekonomi – Financë (sistemi i plotë 4 vjeçar). Në vitin 2009 kam përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Master në Manaxhim Financiar (bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë së Modenës dhe Gea College të Sllovenisë në kuadrin e programit europian TEMPUS ). Diplomë Master i nivelit të dytë. Kam përfunduar studimet e doktoraturës në fushën e Kontabilitetit pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Prej vitit 2008 lektor me kohë të plotë pranë departamentit të Kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Kam njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Zotëroj në mënyrë të përkryer gjuhën italiane. Jam paisur me Dëshmi për gjuhën italiane nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë.
Fusha e kërkimit: Vlerësimi i brendshëm dhe raportimi financiar në sektorin bankar
Lëndët: Auditimi i PF dhe Shërbimet e Sigurisë dhe të Konsulencës, Parimet Bazë të Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.