Biografia: Nertila Çika është pedagoge në Departamentin e Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ka përfunduar studimet në degën Financë-Kontabilitet, profili Kontabilitet, në Fakultetin e Ekonomisë në vitin 2009 dhe në vitin 2012 studimet Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Auditim pranë këtij Fakulteti. Ajo zotëron gradën Doktor i Shkencave ne Ekonomi të marrë në vitin 2018 pranë Fakultetit të Ekonomisë UT.
Nga viti 2009 konsulente pranë një kompanie kontabiliteti, auditimi dhe konsulence fiskale. Anëtare e shoqatës profesionale IKM nga viti 2010 e në vijim. Në vitin 2015 fituar titulli profesional “Kontabilist i Miratuar”. Kryer një sërë trajnimesh afatshkurtra profesionale dhe akademike. Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze, italiane dhe turke. Pjesëmarrje me referime në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe botime të disa artikujve shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Fusha e kërkimit: Kontabilitetit dhe Raportimi Financiar, Sistemet e Informacionit Kontabël, Kontrolli i Brendshëm dhe Menaxhimi i Riskut, Auditimi
Lëndët: Parimet Bazë të Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar, Organizimi i Sistemeve të Kontabilitetit