Biografia: Msc. Indrit Ago. Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë-Kontabilitet, me profil Kontabiliteti, në vitin 2010, një nga dhjetë studentët më të mirë të diplomuar. Në vitin 2013 u diplomua në “Master Shkencor në Kontabilitet dhe Auditim”, me rezultate shumë të larta. Çertifikuar në vitin 2014 si “Kontabël i Miratuar” dhe aktualisht ka marrë “Diplomë të Avancuar në Kontabilitet dhe Biznes”, nga Association of Chartered Certified Accountants. Student i “Association of Chartered Certified Accountants”, në nivel profesional. Angazhimi i tij në fushën akademike ka filluar qysh në vitin 2013 si Asistent Pedagog me kohë të pjesshme, pranë Universitetit Jopublik “Akademia e Biznesit” në Tiranë. Po në vitin 2013 ai filloi punë pranë Universitetit Publik “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ndërsa në vitin 2014 pranë Universitetit Publik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në qytetin e tij të lindjes, si Asistent Pedagog me kohë të pjesshme. Përveç fushës akademike eksperiencat e tij në profesion përfshijnë disa sektorë ekonomikë, si prodhimin, konsulencën fiskale, raportimin financiar dhe projektet me investitorë të huaj. I rrjedhshëm në gjuhën angleze dhe italiane dhe referues në disa Konferenca Shkencore kombëtare e ndërkombëtare të organizuara nga Fakulteti i Ekonomisë.
Fusha e kërkimit: Kontabiliteti dhe Raportimi Financiar
Lëndët: Kontabilitet Financiar, Parimet Bazë të Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar i Avancuar