Biografia: Msc. Brunilda Llaftiu është diplomuar në vitin 2006 në Fakultetin e Ekonomisë,
Dega Financë-Kontabilitet, Profili Kontabilitet, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2009
u diplomua “Master Profesional në Menaxhim Financiar dhe Menaxhim Risku”,
pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" në bashkëpunim me “Alma
Mater Universiteti i Bolonjës”. Në vitin 2011 u diplomua "Master i Shkencave në
Kontabilitet dhe Auditim" pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Certifikuar në vitin 2012 si Kontabilist i Miratuar dhe në vitin 2018 si Auditues
Ligjor. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, italiane dhe greke. Ka përvojë
shumëvjeçare në raportimin financiar të OJF-ve. Ajo ka marrë pjesë në
konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka publikuar disa artikuj
shkencorë.
Fusha e kërkimit: Analiza e Pasqyrave Financiare dhe Auditimi