Biografia: Msc. Almina Manoku është pedagoge me kohë të plotë pranë
Departamentit të Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Almina Manoku
është diplomuar në Bachelor në vitin 2014 dhe në vitin 2016 ka përfunduar studimet Master i
Shkencave në Kontabilitet dhe Auditim pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Angazhimi i saj në fushën akademike ka filluar që në vitin 2017 si Pedagoge e ftuar me kohë të
pjesshme, pranë Fakultetit të Ekonomisë. Që prej vitit 2016 punon në fushën e kontabilitetit dhe
të implementimit të sistemeve të informacionit kontabël, në subjekte ekonomike të ndryshme të
vendit tonë dhe të huaja. Ka punuar intensivisht në implementimin e sistemeve Alpha Web në
Shqipëri dhe Microsoft Dynamics 365 (Navision) në projekte ndërkombëtare, në koorporata të
mëdha dhe të mesme.
Pjesëmarrëse në konferenca kontabiliteti dhe botuese në revista ndërkombëtare. Fushat e interesit
përfshijnë Sistemet e Informacionit në Kontabilitet dhe Hetimi financiar/Kontabiliteti Ligjor
(ang. Forensic Accounting)
Fusha e kërkimit: Organizimi i sistemeve të kontollit kontabël; Ndikimi i teknologjisë së informacionit në kontabilitet; Sistemet e kompjuterizimit kontabël.