Biografia: Diplomuar në vitin 2014 në Financë-Kontabilitet dhe përfunduar studimet për Master i Shkencave në Kontabilitet dhe Auditim në vitin 2016, Në një periudhë të shkurtër kohe, zotëroj experience pune dhe një karrierë të larmishme në fushën e kontabilitetit, finances, mësimdhënies dhe sipërmarrjes.
Eksperiencat e mia profesionale kanë fillesën si Menaxher Prodhimi dhe Kontabilist Kostoje në një kompani prodhuese në vendin tonë, ku për një vit arrita rezultate të mira në minimizim kosto prodhimi të produkteve të kompanisë duke më ofruar përgjegjësinë për të themeluar dhe menaxhuar kompaninë e re në fushën e prodhimit, ambalazhimit dhe tregtisë së kafes. Në këtë pozicion, për rreth dy vite kryeva funksionin e Administratorit dhe Shefit të Financës, duke marrë pjesë edhe në përgatitjen e Pasqyrave Financiare.
Pas kësaj, shërbeva për rreth dy vite në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Drejtorinë e Koncesioneve, Prokurimeve dhe PPP-ve. Gjithashtu, nga viti 2018 deri në 2020, kam punuar si Asistent Pedagog me Kohë të Pjesëshme pranë Departamentit të Kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë.
Në vijim, kam qenë Shef Finance në një kompani transporti, një nga më të mëdhat në vend. Paralelisht, prej rreth 7 vitesh kam drejtuar një studio për krijimin dhe zhvillimin e faqeve të internetit.
Fusha ime e kërkimit përqendrohet në Kontabilitetin Menaxherial dhe Egzaminimin e Mashtrimeve në institucionet publike dhe private.
Aktualisht, jap mësim në lëndët Kontabilitet Drejtimi, Kontabilitet Kosto dhe Kontabilitet Ligjor (Forensic Accounting). Përvoja dhe hulumtimet e mia janë të orientuara drejt inovacionit dhe përmirësimit të praktikave kontabël, duke kontribuar në zhvillimin akademik dhe profesional në këtë fushë.
Njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe i përkushtuar ndaj punës ndërdisiplinare dhe dhënies së kontributit në fushën profesionale në Shqipëri.
Fusha e kërkimit: Kontabiliteti Manaxherial dhe Egzamini i Mashtrimit në Institucione Publike dhe Private
Lëndët: Kontabiliteti i Kostos, Kontabiliteti i Kosto-Drejtimit, Kontabiliteti Ligjor (Forensic Accounting), Kontabiliteti Bankar, i Sigurimeve dhe Kontabiliteti Ligjor