Departamenti: Kontabilitet
Grada/Titulli: Msc.
Funksioni: Personel Akademik
Biografia: Esmeralda Yryku ka përfunduar studimet Bachelor ne vitin 2005 dhe Mastër i Shkencave në Universitetin e Triestes në Itali në vitin 2008 dhe në shkurt të vitit 2010 përfundoi studimet pasuniversitare në fushën e kontabilitetit pranë Institutit te Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale të Italisë ne Friuli Venezia Giulia. Në vitin 2019 ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Financë dhe Kontabilitet. Angazhimi i saj në fushën akademike ka filluar qysh në vitin 2012 si Asistente Pedagoge me kohë të pjesshme, pranë Universitetit te Elbasanit ku dhe ka botuar tekste për përdorim nga studentët e Fakultetit Ekonomik. Ne vitin 2017 i ёshtё bashkuar stafit pedagogjik tё Universitetit tё Tiranёs fillimisht nё cilesine e pedagogut të ftuar, dhe mё pas është emëruar pjesë e stafit akademik me kohë të plotë, duke u angazhuar në lëndët: Metodologjia e kërkimit në Kontabilitet, Kontabilitet i Drejtimit i Avancuar dhe Analiza e Pasqyrave Financiare. Pjesëmarrëse me referime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe botime të disa artikujve shkencor brenda dhe jashtë vendit.
Fusha e kërkimit: Analiza e pasqyrave financiare
Lëndët: Analiza e Pasqyrave Financiare, Kontabilitet i Drejtimit i Avancuar dhe Kontabilitet Kosto Drejtimi
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.