Biografia: Dr. Bruna Papa është eksperte në fushën e menaxhimit dhe lektore universitare me mbi një dekadë përvojë ndërdisiplinore në arsimin e lartë, angazhimin publik dhe koordinimin e programeve të punësimit në Shqipëri dhe Kanada. Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave” në Menaxhim nga Universiteti i Tiranës, me fokus kërkimor mbi modelin e universitetit sipërmarrës në institucionet publike të arsimit të lartë. Aktualisht është lektore pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, UT. Prej vitit 2022 – 2025 ka qënë Koordinatore e Departamentit të Punësimit në organizatën Kelowna Community Resources Society, Kanada ku ka drejtuar programe federale dhe provinciale të punësimit, zhvilluar kurrikula trajnimi dhe nxitur bashkëpunimet me biznese lokale, institucione akademike dhe agjenci qeveritare.
Më parë, ajo ka mbajtur disa pozicione drejtuese akademike në Universitetin e Tiranës, përfshirë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve, Zëvendës Dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe Koordinatore Projektesh për iniciativa të financuara nga donator të ndryshëm dhe BE si: PACINNO, Inteface dhe programet e mobilitetit Erasmus + në nivel institucional.
Dr. Bruna Papa ka ndjekur disa programe ndërkombëtare trajnimi në Kanada, SHBA dhe Evropë, me certifikime nga Universiteti i British Columbia (UBC), Universiteti i Alberta dhe Okanagan College. Interesat e saj profesionale ndodhen në ndërthurjen e inovacionit në arsimin e lartë, politikave të punësimit dhe zhvillimit të kapaciteteve institucionale në kontekste multikulturore dhe edukimin sipërmarrës të të rinjve.
Fusha e kërkimit: Edukimi Sipërmarrës dhe Kapitali Njerëzor; Ekosistemet Sipërmarrëse dhe Institucionet; Teknologjia dhe Sipërmarrja Dixhitale; Sipërmarrja Sociale dhe e Qëndrueshme.
Lëndët: “Komunikimi në Biznes” dhe “Sipërmarrje dhe Menaxhim i Biznesit të Vogël".