Departamenti: Menaxhim
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Nertila Busho që prej vitit 2015 është pjesë e stafit akademik, me kohë të plotë, në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës si dhe vijon të punojë si kërkuese në projekte të financuara nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare. Pasi u dipllomua në vitin 2011, si një nga dhjetë studentët më të mirë të Fakultetit të Ekonomisë, në Degën Administrim Biznes, ajo punoi deri në vitin 2015 në Drejtorinë Operacionale të Thesarit në Ministrinë e Financës, fillimisht si Specialiste e Financimeve të Huaja dhe më pas si Specialiste e Depozitës së Qeverisë. Nertila mban titullin Doktor nga Universiteti i Tiranës në fushën e aftësive dinamike të firmave, modeleve të biznesit dhe performancës së tyre. Falë një bashkëpunimi disavjeçar me profesorët e Universitetit të Granadës aktualisht Nertila është në proces përfundimi të një doktorature të dytë, internacionale, në fushën e saj të kërkimit në Universitetin e Granadës, në Spanjë.
Fusha e kërkimit: Aftësitë dinamike të firmave, modelet e biznesit, inovacioni
Lëndët: Menaxhimi i Operacioneve, Strategji Operacionesh
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.