Biografia: Ada Bici është pjesë e stafit akademik në Departamentin e Menaxhimit prej vitit 2020, pas një eksperience 8 vjeçare si pedagoge e ftuar në Fakultetin e Ekonomisë e angazhuar në disa lëndë si Inovacion, Menaxhim Strategjik, Menaxhim Biznesi, Qeverisje Korporatash. Njëkohësisht gjatë kësaj periudhe ka patur një karrierë të gjatë pune në pozicione Menaxheriale pranë Balfin Group, kryesisht në fushën e Elektronikës. Ka kryer një sërë trajnimesh në këtë fushë kombëtare dhe kompani ndërkombëtare.
Ada ka përfunduar studimet 4 vjeçare në Administrim Biznesi pranë Fakultetit te Ekonomisë në vitin 2010, si dhe ka përfunduar studimet MBA nga programi i përbashkët master i Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Nebraskës (SHBA) në të njëjtin fakultet në vitin 2013 me rezultate të larta.
Fusha e kërkimit: Sjellje organizative dhe Menaxhim Ndryshimi