Biografia: Megi Çali ka mbaruar studimet në Administrim Biznesi në vitin 2011 me rezultate të larta. Në vitin 2013 ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve, Master Shkencor në Administrim Biznes pranë Fakultetit të Ekonomisë, UT. Përgjatë periudhës së kryerjes së studimeve master është punësuar në sektorin privat dhe ka pasur angazhime akademike me pjesëmarrje dhe botime në konferenca. Për një periudhë 10 vjeçare ka ndërtuar karrierën në sektorin privat, në departamentet e Financës dhe Manaxhimit, duke arritur në pozicione të larta drejtuese. Megi Çali e nisi karrierën e saj si pedagoge e ftuar pranë Fakultetit të Ekonomisë, UT në vitin 2018, dhe nga viti 2020 është pjesë e stafit të departamentit të manaxhimit të FEUT si pedagoge me kohë të plotë. në lëndët e Manaxhimit të Operacioneve dhe Inovacionit.
Fusha e kërkimit: Manaxhim, Manaxhimi i Operacioneve, Inovacion