Biografia: Diplomuar në vitin 1996 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në degën Administrim Biznesi/Marketing. Laureuar më 2003 me gradën MSc në Marketing dhe Menaxhim Turizmi nga Universiteti i Bournemouth, në Mbretërinë e Bashkuar. Përvojë e pasur në cështjet e menaxhimit dhe marketingut në fushën e turizmit falë angazhimit në disa role si në sektorin privat, publik dhe shoqërinë civile në vend nga Drejtor i Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Sarandë në Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Shqiptare të Turizmit –ATA. Anëtare e Këshillit Konsultativ të Sektorit Privat të Turizmit pranë Ministrisë së Turizmit 2009-2016. Kontribuon si personel akademik me kohë të pjesshme pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës 2007-2008 dhe 2020-2021 dhe si personel akademik me kohë të pjesshme pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit Metropolitan të Tiranës 2019-2021.
Hartuese e një cikli leksionesh të Turizmit Ndërkombëtar. Bashkëhartuese dhe kontribuese e disa dokumentave strategjikë në fushën e marketingut dhe të turizmit duke përfshirë Legjislacionin dhe kuadrin nënligjor të Turizmit 2015, Propozimit për njehsimin e nivelit të TVSh-së në akomodim me rajonin, Studimit të ICZMP 2005, Tourism Satellite Account-Albania 2009, Standartet e disa profesioneve në turizëm, Përshkrimit të kualifikimit si edhe Skeletkurrikulave për disa profile për shkollat e mesme profesionale. Trainuese dhe mentore e sipërmarrësve në fushën e turizmit dhe bashkëhartuese e moduleve trainuese për Marketingun për Administratën Vendore në Shqipëri, Marketingun Dixhital për Administratën Vendore dhe Sipërmarrjet turistike të rajonit Shqipëri-Maqedoni e Veriut.
Bashkautore në referimin shkencor me temë “Strategjitë rajonale për angazhimin dhe mobilizimin e sektorit privat drejt destinacioneve të qëndrueshme-Design of regional strategies for the private sector engagement and mobilization towards sustainable destinations” në konferencën ndërkombëtare SISTUR. Autore e studimit me temë “Të nxënit gjatë gjithë jetës; Vlerësimi i gjendjes aktuale dhe praktikat më të mira në Shqipëri, për të nxënit e të rriturve”.
Pjesëmarrje në konferenca shkencore, trainime, seminare.
Fusha e kërkimit: Marketing, Turizëm, Zhvillim i Qëndrueshëm, Marketing Digital