Biografia: Aktualisht lektore në Departamentin e Marketing-Turizmit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2025, mori gradën shkencore “doktor” nga Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës, Fakulteti i Biznesit, Departamenti i Marketingut, me temën ‘Ndikimi i programeve të besnikërisë në besnikërinë konsumatore në fushën e shërbimeve të telekomunikacionit në Shqipëri: Rasti i kompanisë Vodafone Albania dhe One Telecommunications’ . Në vitin 2013, ka marrë diplomën e Masterit të Nivelit të Dytë në Administrim Biznesi nga Universiteti Epoka dhe në vitin 2010 ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Ankarasë, Turqi. Ka realizuar botime në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, ka qenë pjesëmarrëse në seminare dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Marketing dhe Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët
Lëndët: Bazat e Marketingut, Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët