Biografia: Ka përfunduar Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, në Degën Administrim-Biznesi në vitin 1996. Më pas ka kryer studimet “Master” në ESTHUA në Universitetin e Angers-Francë. Pas përfundimit të studimeve Universitare, është emëruar pedagoge efektive në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan. Nga viti 2006 e në vazhdim eshte pedagoge efektive në Departamentin Marketing-Turizëm, FEUT. Në vitin 2006 ka fituar Gradën “Doktor i Shkencave” në Marketingun e Territorit. Në vitin 2015 ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar” nga Universiteti i Tiranës. Ka realizuar një sërë specializime, trainime dhe programe kërkimore intensive në Universitete Europiane si: Universitetin e Angers-Francë, Bologna-Itali, Universitetin Maqedonia Selanik-Greqi etj. Është lektore në lëndët “Menaxhim Marketing”, “Marketing Institucionesh”, “Menaxhim Destinacionesh” në ciklet Bachelor dhe Master. Ka marrë pjesë si autore dhe bashkëautore në Konferenca Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka botuar punime në Revista Shkencore të njohura vendase dhe të huaja.
Fusha e kërkimit: Marketing Territori, Marketing i Organizatave Jofitimprurëse, Menaxhim Destinacionesh
Lëndët: Marketingu i Institucioneve, Menaxhim Marketingu, Menaxhimi i Destinacioneve Turistike