Departamenti: Marketing
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Rejla Bozdo u diplomua me rezultate të larta në vitin 2005 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në degën Administrim-Biznesi, profili Marketing. Në vitin 2009, ajo mori diplomën MBA nga Institute Universitaire Kurt Bosch me qendër Sion, Zvicër, në profilin e menaxhimit të përgjithshëm (General Route). Në vitin 2015, Rejla, mori gradën shkencore “doktor” nga Univeristeti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, për studimin me temë “Lidhja mes markës së korporatës, reputacionit dhe marrëdhënieve publike”. Në vitin 2022, ajo mori titullin Profesor i Asociuar nga Univeristeti i Tiranës. Në vitin akademik 2023-204, Rejla Bozdo ndoqi studimet në American Univeristy, Washington DC, në Program of Gender Analysis in Economics. Trajnimet e vazhdueshme të Prof. Asoc. Dr. Rejla Bozdo lidhen me institucione të rëndësishme si Harvard Kennedy School of Government, Robert Schuman Institute, IRI, NDI, etj. Dr. Rejla Bozdo është pjesë e stafit akademik të FEUT që prej vitit 2006, dhe staf me kohë të plotë që prej vitit 2007, ku ka asistuar dhe referuar për lëndët: Komunikimi Marketing i Integruar, Metodat e Kërkimit, Kërkimi Marketing, Biznesi Ndërkombëtar, Drejtimi Marketing, Bazat e Marketingut, Kërkimi i Aplikuar i Tregut, Marketingu në median sociale dhe web. Që prej vitit 2004, ajo ka dhënë kontributin e saj në marketingun e aplikuar, në hartimin dhe zbatimin e strategjive marketing, strategjive të komunikimit marketing dhe strategjitë e marrëdhënieve publike, në sektorin privat dhe në organizata të shoqërisë civile. Rejla Bozdo ka qenë e angazhuar për më shumë se 10 vjet si pjesë e disa institucioneve mediatike radio-televizive të mirënjohura në Shqipëri dhe në vijim është prezente në jetën publike përmes artikujve shkencorë dhe publicistikë.
Fusha e kërkimit: Marketing, reputacion, perceptime, biznes ndërkombëtar, media sociale
Lëndët: Metoda Kërkimi, Komunikimi Marketing, Biznes Ndërkombëtar
Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.