Biografia: Pedagoge në Departamentin e Marketingut dhe Turizmit në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe eksperte e jashtme në Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).
Është diplomuar në Master i Shkencave në Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim në Vjenë të Austrisë në vitin 2010 dhe ka përfunduar studimet e doktoraturës në Marketing, në fushën e sjelljes konsumatore në Marketing në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2017. Ka eksperiencë disa vjeçare në fushën kërkimore dhe akademike, specializuar në mësimdhënie dhe metodat e edukimit pranë universiteteve në Gjermani, Hollandë dhe Estoni. Ka punuar në fushën e kërkimit marketing duke ndërmarrë studime tregu për klientë të industrisë së telekomunikacionit, financiare dhe joqeveritare. Zotëron çertifikatë europiane në Aftësi Menaxheriale dhe Sipërmarrëse pas ndjekjes së programeve të kualifikimit në Slloveni dhe zhvillimit sipërmarrës në Austri. Ka qënë lektore e jashtme në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe është autore dhe bashkëautore e artikujve, referimeve dhe kumtesave shkencore brënda dhe jashtë vendit.
Aktualisht është e angazhuar në mësimdhënie në lëndët Bazat e Marketingut, Menaxhim Marketing, Planifikimi dhe Fushata Marketing dhe Marketing Ndërkombëtar. Ka zhvilluar leksione e seminare si pedagoge e ftuar pranë Universiteteve partnere në Itali, Gjermani, Turqi, Greqi dhe Rumani.
Interesat e saj kërkimore janë në fushën e sjelljes konsumatore, menaxhimit të markës dhe marketingut ndërkombëtar.
Fusha e kërkimit: Sjellje Konsumatore, Menaxhim i Markës, Marketing Ndërkombëtar , , Menaxhim i Marrëdhieve me Klientët
Lëndët: Bazat e Marketingut, Menaxhim Marketing, Planifikimi dhe Fushata Marketing, Marketing Ndërkombëtar.