Biografia: Msc. Darti Malaj është pedagog me kohë të plotë pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe aktualisht anëtar i Komisionit të mbarëvajtjes së veprimtarisë dhe marrëdhënieve me studentët në këtë institucion. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Ekonomi dhe Tregti Ndërkombëtare pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Drejtësisë, Universiteti i Maceratës në Itali. Në vitin 2014, përmes programit Erasmus+, ka ndjekur një semestër shkëmbimi studentor në Universitetin Saint Louis në Bruksel, në degën Ekonomi Ndërkombëtare dhe Menaxhim Biznesi. Ciklin e dytë të studimeve e ka përfunduar pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ku është diplomuar me titullin “Master i Shkencave” në degën Marketing.
Studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me Marketingun Digjital dhe Menaxhimin e Markës. Ka marrë pjesë në disa trajnime dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, të organizuara kryesisht nga Bashkimi Europian dhe Banka Botërore.
Ka eksperiencë të zgjeruar në fushën e marketingut digjital dhe menaxhimin e rrjeteve sociale, duke kontribuar në kompani të njohura shqiptare. Është bashkëthemelues i markës së parë shqiptare në fushën e kozmetikës. Paralelisht, ka ushtruar funksione në sektorin publik, përfshirë angazhimin si ekspert i Prokurimit Publik pranë OSBE-së dhe më herët në Agjencinë e Prokurimit Publik. Ka përfituar çertifikatën “Ekselent i Prokurimit Publik” pas përfundimit të Programit të Ekselencës në Universitetin e Ekonomisë në Vjenë.
Ka botuar artikuj shkencorë mbi ndikimin e marketingut digjital në turizëm, sfidat e ndërkombëtarizimit të bizneseve shqiptare dhe dixhitalizimin e prokurimit publik.
Fusha e kërkimit: Marketing, Marketing Digjital, Biznes Ndërkombëtar
Lëndët: Bazat e Marketingut, Menaxhim Marketing, Menaxhim Marke (në gjuhën shqipe dhe angleze)