Departamenti: Marketing
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Biografia: Enxhi Turku ka kryer studimet Bachelor në degën Administrim Biznesi në vitet 2010-2013 si dhe Master Shkencor në vitet 2013-2015 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ajo ka fituar diplomë MBA në Marketing Ndërkombëtar pranë European Business School, Spanjë. Ka fituar një eksperiencë të shkëlqyer në fushën e marketingut duke punuar pranë agjencisë ndërkombëtare të marketingut NATEXO, Spanjë, si dhe pranë departamentit të Marketingut pranë kompanisë Coca-Cola në Shqipëri. Ajo flet rrjedhshëm tre gjuhë të huaja: anglisht, spanjisht, italisht.
Copyright © 2021 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.