Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: Prof. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Nevila Baci është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1987. Ajo ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Tiranës në vitin 2005 në fushën e E-government dhe që prej 2011 mban titullin Profesor i Asociuar. Ka eksperienca të shumta si bashkautore në projekte shkencore në nivel ndërkombëtar. Aktualisht është pedagoge pranë Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Është autore e mbi 20 punimeve shkencore në konferenca dhe artikuj në revista kombetare e ndërkombëtare, si Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Republika Çeke, Itali. Ajo është titullare e lëndëve si Informatikë e Përgjithshme, Sisteme Informacioni, E-Commerce. Ka qënë përgjegjëse e Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës prej vitit 2021 deri në Gusht 2024.
Fusha e kërkimit: Informatike e pergjithshme, Sisteme Informacioni, E-commerce
Lëndët: Informatikë
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.