Dekani

Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti

 Jetëshkrim

Prof. Assoc. Dr. Bernard Dosti është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomiks në vitin 2005. Në vijim përfundoi me sukses studimet Master në Universitetin e Tiranës, një program në bashkëpunim me Universitetin e Bamberg të Gjermanisë. Në vitin 2011  mbrojti Doktoratën po në Universitetin e Tiranës.

Nga viti 2005 e në vazhdim Prof. Assoc. Dr. Dosti është lektor me kohë të plotë në Departamentin e Ekonomiksit, Fakulteti i Ekonomisë.

Përgjatë këtyre viteve ka mbuluar lëndë të ndryshme kryesisht në fushën e financave publike dhe Integrimit Evropian, etj.  Prof. Dosti ka qenë i angazhuar në rolin e drejtuesit dhe ekspertit në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në kuadër të fakultetit dhe universitetit.

Ai ka marrë pjesë gjithashtu në një sërë aktivitetesh akademike kombëtare dhe ndërkombëtarë në fushën e financave publike, pensioneve, korrupsionit dhe Integrimit Evropian.

Më herët ka mbajtur detyrën e Zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës.

Fusha e kërkimit: Financat Publike, Ekonomiksi i Integrimit Europian.

Lëndët e lektruara: Ekonomiks i Integrimit Evropian, Financat Publike, etj.

Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.