Me kërkesë të studentit Kristian Kina, nga Fakulteti i Ekonomisë, periudha e vetkandidimit për anëtarë të Këshillit të Etikës, përfaqësues të studentëve, do të jetë 18-25 Mars 2019, pranë Sekretarisë së Senatit Akademik të UT-së, çdo ditë nga ora 8:00-14:00.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga kandidatët, përfaqësues të studentëve është si më poshtë:
1 – Kërkesë
2 – Vërtetim që është Student
3 – Listë Notash
Bazuar në nenin 43, pika 7 të Statutit të UT-së, Anëtarët e Këshillit të Etikës, përfaqësues të studentëve, duhet të jenë me notë mesatare mbi 9.