Programi: Erasmus+
Fusha/Veprimi: "International Cooperation between the University of Tirana and WU Vienna through RCE Vienna".
Titulli i Projektit: Sustainability Challenge International
Viti i fillimit: 2026
Kohezgjatja: 36 muaj
Qellimi i Projektit: Sustainability Challenge International (SCI), si një program ndëruniversitar dhe ndërdisiplinor, krijon një urë lidhëse ndërmjet akademisë dhe shoqërisë, duke vendosur zhvillimin e qëndrueshëm në qendër të veprimtarive të tij. Programi organizohet nga RCE Vienna pranë Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit në Vjenë (Vienna University of Economics and Business) dhe zbatohet me pjesëmarrjen e universiteteve partnere. Programi u ofron studentëve nga të gjitha fushat e studimit mundësinë për të zgjeruar dhe zbatuar njohuritë e tyre mbi tema të ndryshme të qëndrueshmërisë gjatë një semestri, si dhe për të fituar përvojë praktike përmes projekteve të të nxënit nëpërmjet shërbimit ndaj komunitetit (service-learning). Universitetet pjesëmarrëse bashkëpunojnë në ekipe ndërdisiplinore dhe ndërkombëtare studentësh, të cilat punojnë për adresimin e sfidave konkrete të botës reale, të propozuara nga partnerë të përzgjedhur nga sektori i biznesit, shoqëria civile dhe sektori publik.
Bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Vienna University of Economics and Business (WU) përmes RCE, Vienna
THIRRJE PËR APLIKIM PER PJESEMARRJE TE STUDENTEVE NE PROGRAMIN NDËRKOMBËTAR “SUSTAINABILITY CHALLENGE INTERNATIONAL (SCI) 2027”

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit me Vienna University of Economics and Business (WU Vienna), përmes RCE Vienna, fton studentët e interesuar të aplikojnë për pjesëmarrje në programin ndërkombëtar Sustainability Challenge International (SCI) 2027, i cili do të zhvillohet gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026–2027.

Programi u ofron studentëve mundësinë të bashkëpunojnë në ekipe ndërkombëtare dhe ndërdisiplinore për trajtimin e sfidave reale në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të përfitojnë një përvojë formuese ndërkombëtare. Pjesëmarrja në program parashikon gjithashtu mundësinë e pajisjes me certifikatë, sipas kushteve të përcaktuara nga organizatorët.

Thirrja u drejtohet studentëve të programeve:

  • Bachelor në Administrim Biznesi;
  • Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MSHAB);
  • Master i Shkencave në Administrim Publik (MSHAP);
  • Master Profesional në Administrim Biznesi (MPAB).

Studentët e interesuar mund të aplikojnë deri më 24 dhjetor 2026, duke dërguar në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Curriculum Vitae (CV), maksimumi 2 faqe;
  • Letër motivimi, ose video motivuese, ku të paraqesin motivimin për pjesëmarrje dhe aftësitë që synojnë të zhvillojnë gjatë programit.

Për informacion më të detajuar mbi programin, aktivitetet e planifikuara dhe procedurën e aplikimit, studentët mund t’i referohen materialit informues të përgatitur nga organizatorët e Sustainability Challenge International (SCI 2027), bashkëlidhur këtij njoftimi.

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.