Programi: Erasmus+
Fusha/Veprimi: Jean Monnet Modules
Titulli i Projektit: Enhancing knowledge of EU green finance policies in insurance and business valuation- Green FIB
Viti i fillimit: 2023
Kohezgjatja: 36 Muaj
Qellimi i Projektit: Qëllimi i modulit është të promovojë politikat e qëndrueshmërisë financiare të BE-së për bizneset, industrinë bankare dhe sigurime gjatë transformimit të tyre drejt iniciativave të gjelbra, përmes aktiviteteve mësimore dhe kërkimore.

Workshop “Sigurimi i Gjelbër”

Në kuadër në projektit Jean Monnet “Enhancing Knowledge of EU Green Finance Policies in Insurance and Business Valuation - Green FIB”, i financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit Erasmus+, në datën 21 Janar 2026, në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, u zhvilluar Workshopi me temë “Sigurimi i Gjelbër”. Në këtë workshop ishin të pranishëm studiues dhe kërkues shkencorë në fushën e financave të gjelbra, drejtues dhe ekspertë të kompanive të sigurimit si dhe studentë të vitit të dytë Master Profesional në Financë.
Gjatë workship-it u diskutua rreth rëndësisë që i jepet industrisë së sigurimeve në dokumentat e hartuar në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, rolit që ka industria e sigurimeve në përmbushjen e objektivave specifikë si dhe lidhjen që ekziston midis shkallës së zhvillimit të tregut të sigurimeve dhe indeksit të objektivave të zhvillitmit të qëndrueshëm.
Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e aplikimit të politikave dhe praktikave të gjelbra në industrinë e sigurimit, duke theksuar rolin kyç që luajnë shoqëritë e sigurimeve në këtë proces. Këto shoqëri japin kontributin e tyre jo vetëm përmes integrimit të parimeve të qëndrueshmërisë në aktivitetin e tyre të përditshëm si biznese, por edhe duke inkurajuar dhe ndërgjegjësuar klientët e tyre për adoptimin e praktikave të gjelbra. Në këtë mënyrë, industria e sigurimit kanë potencial të shndërrohen në një faktor të rëndësishëm nxitës për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.
Studentët shfaqën interes të madh dhe u angazhuan aktivisht në diskutimet gjatë workshopit, duke reflektuar mbi ndikimin që këto çështje mund të kenë në të ardhmen e tyre profesionale. Pjesëmarrja e tyre pasuroi dialogun dhe ndihmoi në lidhjen e teorisë me praktikën, duke nënvizuar rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të brezit të ri për praktikat e qëndrueshme në industri.

Klikoni për më tepër

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.