Titulli i Projektit: Strengthening European Methods for Research and Instructional Capacity in Auditing and Accounting for EU Integration EU-METRIC
Viti i fillimit: 2026
Kohezgjatja: 36 muaj
Qellimi i Projektit: Qëllimi i projektit: adreson nevojën në rritje për metodologji të avancuara të kërkimit shkencor, instrumente
analitike dhe njohuri praktike mbi kuadrin europian të kontabilitetit dhe auditimit, veçanërisht për
studentët e programeve Master dhe Doktoraturë, kërkuesit shkencorë në fillim të karrierës, personelin
akademik dhe profesionistët e sektorit publik. Një nga objektivat kryesore të projektit është përmirësimi i
cilësisë dhe forcimi i dimensionit europian të lëndëve Metodologji Kërkimi dhe Metoda Sasiore në
Kontabilitet, përmes integrimit të qasjeve bashkëkohore europiane të kërkimit dhe teknikave të aplikuara
analitike. Përmes shpërndarjes së rezultateve shkencore, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe integrimit afatgjatë të
rezultateve të projektit në programet universitare, EU-METRIC kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm
të kapaciteteve kërkimore, forcimin e bashkëpunimit akademik europian, transparencën, llogaridhënien
dhe mirëqeverisjen, duke konsoliduar rolin e arsimit të lartë në mbështetje të procesit të integrimit
europian të Shqipërisë.