rektorati.jpg

Në zbatim të ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universitetit të Tiranës miratuar me Urdhërin e MASR Nr.816, datë 26.12.2018, të Vendimit të Senatit Akademik Nr.29, datë 22.07.2021, të Vendimit të Bordit të Administrimit Nr.34, datë 02.09.2021, Universiteti i Tiranës shpall thirrjen për aplikim për ekspertë të Komisioneve të Vlerësimit të projekteve në programin “UT - Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion” sipas fushave të mbuluara nga njësitë e mëposhtëme:

1.            Fakulteti i Shkencave Sociale;

2.            Fakulteti i Shkencave të Natyrës;

3.            Fakulteti i Ekonomisë;

4.            Fakulteti i Drejtësisë;

5.            Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

6.            Fakuleti i Historisë dhe Filologjisë;

7.            Instituti i Studimeve Evropiane;

8.            Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar.

Klikoni për më tepër:

THIRRJE PËR “SHPREHJE INTERESI PËR EKSPERTË TË KOMISIONEVE TË VLERËSIMIT TEKNIK TË PROJEKTEVE NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.