Ditën e Hënë, dt. 21.09. 2021 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu vizitoi Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe qendrën e hapur për vaksinim në mjediset e fakultetit.
Gjatë kësaj vizite përveç informimit mbi situatën në përgjithësi, iu bë thirrje edhe njëherë studentëve për vaksinim, për të nisur sa më shëndetshëm në auditor vitin e ri akademik.