Me hidhërim të thellë Fakulteti i Ekonomisë njofton ndarjen nga jeta të Profesor Doktor Ahmet Ceni.
Profesor Ahmeti është një nga shtyllat themeluese të programeve bashkëkohore të Departamentit të Manaxhimit, ideator dhe realizues i parë i programeve të administrimit publik në studimet universitare në vendin tonë, një edukator për brezat e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve për 40 vjet, një mentor që krijoi e rriti profesionalizëm në praktikat e burimeve njerëzore në Universitetin e Tiranës, një mik i dashur, një pikë referimi për qetësi dhe mençuri në rrethana të vështira, një kërkues i palodhur për cilësi.
Ndarja e tij nga gjiri ynë, është një humbje e madhe për të gjithë ne që e njohëm, e deshëm dhe e respektuam, një humbje për punët e lëna përgjysmë.
Do të na mungosh profesor dhe mik i dashur.
Homazhet do të zhvillohen tek Agjensi "Alba 2000" duke nisur nga sot, ora 13:00 dhe do të vazhdojnë deri nesër datë 13 Tetor 2021, në orën 11:00 që do të bëhet nisja për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës.
Më poshtë do të gjeni linkun, ku gjithsecili mund të shkruajë dedikimin e tij për Profesor Ahmet Ceni.