Sekretariati i Përhershëm i Iniciativës Adriatik Jon ofron 10 bursa dyvjeçare, të financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, të cilat do t'u jepen studentëve që vijnë nga rajoni Adriatik-Jonian dhe Ballkani Perëndimor për t'u regjistruar në një nga katër kurset e masterit, të cilat do të zhvillohen ne gjuhën angleze në Universitetin Politeknik Marche në degët:
· Ekonomi dhe tregti ndërkombëtare;
· Inxhinieri biomjekësore;
· Inxhinieri mjedisore dhe inovacion;
· Menaxhimi i ushqimit dhe pijeve.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është caktuar data 8 nëntor 2021, ora 13:00.
Më poshtë linku i publikimit në faqen web të MASR:
http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/5967-njoftim-web_Universiteti-Politeknik-Marche-Ankona_01-11-2021.pdf.