Ditën e Premte, dt. 19. 11. 2021, ora 14:00 në Sallën e Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë u hodh shorti nga përfaqësues të Dekanatit të FE, për zgjedhjen e dy anëtarëve përfaqësues të FE, përkatësisht një në Komisionin Institucional Zgjedhor Studentor (KIZS) dhe një në Komisionin e Apelit Studentor (KAS).
Nga lista e 83 studentëve të vetëkandiduar për KIZS dhe 85 studentëve për KAS pranë Sekretarisë Mësimore të FE sipas “Rregullores për zgjedhjet e para të këshillave të studentëve në Universitetin e Tiranës”, nëpërmjet shortit u përzgjodhën studentja Erta Sina, Master i Shkencave në Kontabilitet dhe Auditim si anëtare përfaqësuese e FE në KIZS dhe studentja Katerina Hoxha, Bachelor në Degën Financë si anëtare përfaqësuese e FE në Komisionin e Apelit Studentor.
Fakulteti i Ekonomisë i uron Suksese studentëve në procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në Këshillin Studentor.