Javën e ardhshme nga dita e Hënë, dt. 13 Dhjetor deri ditën e Premte, dt. 17 Dhjetor, ora 09:30-14:00, në Fakultetin e Ekonomisë, salla Gjermane, Kryqi i Kuq Shqiptar do të zhvillojë programin e dhurimit vullnetar të gjakut për fëmijët talasemikë.
Ftohen stafi dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë të japin kontibutin e tyre.
Prej vitesh, Kryqi i Kuq Shqiptar zhvillon programin e dhurimit vullnetar falas të gjakut, si alternativa më e mirë që do të çojë në plotësimin e nevojave për gjak të mjaftueshëm dhe të sigurtë në Shqipëri, në fushën e kirurgjisë, onkologjisë, obstetrikës, por dhe atë të përkujdesjes për sëmundjet e gjakut e veçanërisht për të sëmurët me Talasemi.
Për më shumë informacion mbi procesin e dhurimit të gjakut, klikoni:
Kryqi i Kuq zhvillon programin e dhurimit vullnetar të gjakut për fëmijët talasemikë