Departamenti i Financës zhvilloi në datën 6 dhjetor 2021, workshop-in me temë: “Biznesi përballë sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm”, me pjesëmarrjen e ekspertëve të fushës, për të nxitur diskutime jashtë kornizës akademike dhe për të promovuar bashkërendimin e veprimeve të të gjithë aktorëve të përfshirë: sektor privat – sektor publik – universitet. Përveç stafit akademik, të ftuar ishin:
Z. Daniel Guço, ekspert i SME-ve, Drejtor i Çertifikimit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë;
Z. Gjergji Robo, CEO Smartwork;
Z. Mariel Frroku, Drejtor i buxhetit dhe Manaxhimit financiar, SPAK.