Departamenti i Ekonomiksit zhvilloi në datën 10 dhjetor 2021, workshop-in me temë: “Perceptimi i biznesit të vogël në lidhje me politikën fiskale dhe proçesin e formalizimit”, me pjesëmarrjen e gjithë stafit akademik të departamentit. Ky workshop synoi të krijojë një tryezë diskutimi rreth mundësive dhe sfidave themelore që has biznesi mikro dhe i vogël në Shqipëri, veçanërisht në drejtim të reformave strukturore dhe incentivave fiskale të ndërmarra, në periudha ku ekonomia nuk ka tronditje dhe periudha tronditjesh nga faktorë të jashtëm,
Çështjet kryesore që u diskutuan kishin të bënin me:
(i) Rishikimi teorik dhe zhvillimet në kohë normale të sjelljes së biznesit mikro dhe të vogël;
(ii) Perceptimi i bizneseve në lidhje me politikat e ndërmarra nga qeveria dhe reformat strukturore;
(iii) Analiza e ndikimit të tronditjeve mbi biznesin gjatë periudhës 2019 -2021.