Departamenti i Ekonomiksit në datën 10 dhjetor 2021, zhvilloi workshop-in me temë: "Problematikat e tregut të punës për studentët e diplomuar në programet e studimit pranë Departamentit të Ekonomiksit, FEUT”, me pjesëmarrjen e gjithë stafit akademik të departamentit. Në këtë workshop u diskutua në lidhje me pyetësorin organizuar për këtë studim me studentët e degës Ekonomiks.
Mundësitë e ndryshme që mund t'u ofrohen studentëve për të krijuar lidhje me tregun e punës dhe për të pasur një tranzicion më të lehtë nga fakulteti drejt tregut të punës, zyra e karrierës, kontaktet e vazhduara me stafin akademik, rrjeti Alumni u shfaqën si një domosdoshmëri për t’i ardhur në ndihmë studentëve pas përfundimit të studimeve të tyre. Gjatë diskutimeve u synua të krijohej një tryezë e përbashkët me pyetje - përgjigje rreth rolit dhe ndihmës që Departamenti dhe FEUT mund të japin në procesin e punësimit të tyre.