Më datën 17 Dhjetor 2021, në ambientet e Hotel Plaza, Tiranë, Departamenti i Kontabilitetit të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, organizoi aktivitetin Workshop me temë: “Fiskalizimi, Mundësitë, Sfidat dhe Vështirësitë”.
Të ftuar në Konferencë, përveç Pedagogëve të Departamentit të Kontabilitetit, ishin dhe anëtarë të Dekanatit FE, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Institutit të Kontabilistë të Miratuar, Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, Shoqëritë Informatike të certifikuara nga AKSHI dhe Shoqatat e Biznesit, profesionistë të fushës etj.