Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja:
- 8 javë;
Fushat e mësimdhënies:
- Informatikë Ekonomike;
Afati për aplikim: 21 Janar 2022
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Klikoni për më tepër: