Ditën e Mërkurë, datë 26 Janar 2022, në Fakultetin e Ekonomisë, përfaqësues të Albanian - American Development Foundation prezantuan para studentëve dhe pedagogëve portofolin e AADF në fushën e edukimit.
Projektet dhe thirrjet që u prezantuan janë:
💻 Konkursi i Punëve Kërkimore në kuadër të projektit CleanScore,
📝 Programi i Bursave Master në SHBA,
🗃 Programi i Praktikave Profesionale në SHBA,
🏅 Programi LEAD Albania,
👩🏫 Projekti READ (Research Expertise from Academic Diaspora).
Pedagogë dhe studentë treguan interes për projektet si dhe drejtuan pyetje për informacione më të detajuara.