Thirrje për aplikim për bursa studimi në FRANCË
Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Poitiers, Francë, Projekti Erasmus PLUS, hapen dy thirrje për të ndjekur studimet, një vit akademik, pranë Institutit të Administrimit të Ndërmarrjeve (Institute d'Administration des Entreprises, IAE), për vitin akademik 2022-2023.
- Hapet thirrja e parë për aplikim për 4 (katër) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Projektit Erasmus PLUS, në Universitetin e POITIERS, Francë, për vitin akademik 2022-2023.
- Hapet thirrja e dytë për aplikim për 1 (një) bursë për studentët e programit Master në kuadër të Projektit Erasmus PLUS, në Universitetin e POITIERS, Francë, për vitin akademik 2022-2023.
Universiteti i Tiranës dhe Fakulteti i Ekonomisë, do të bëjnë përzgjedhjen e studentëve përfitues të këtyre bursave, bazuar në këto kritere:
- Kandidatët kërkues duhet të jenë studentë të rregjistruar në programet e studimit të të gjitha profileve pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës;
- Studentët aplikues duhet të jenë aktualisht në vitin e tretë bachelor ose ne vitin e pare Master;
- Pranohen aplikime nga studentët e të gjitha degëve të FEUT;
- Aplikuesit duhet të kenë mesatare të studimeve të nivelit bachelor mbi notën 7 (shtatë);
-
- Të njohin gjuhën frënge, niveli minimal B2 (kandidatët që aplikojnë për thirrjen e parë);
- Të njohin gjuhën angleze, niveli minimal B2 (kandidatët që aplikojnë për thirrjen e dytë);
Niveli i gjuhës frënge të cdo kandidati kunkurues do të testohet edhe nga një pedagog I Institutit të Administrimit të ndërmarrjeve te Universitetit të Poitiers, që pritet të mbrijë në FEUT, në muajin mars 2022.
- Të shprehin interesin duke aplikuar pranë Zyrës së Procesit Mësimor, (kati i dytë, Godina A), deri më datë 18.02.2022.
Dokumentat që duhet të përmbajë dosja e studentit aplikues janë:
1. Një kërkesë në trajtën e Letrës së Motivimit (gjysëm faqe deri një faqe, ku të jenë shpjeguar arsyet pse dëshironi të aplikoni për të studiuar në Francë dhe cilat janë objektivat që dëshironi të arrini);
2. CV në gjuhën shqipe;
3. Fotokopje e Pasaportës;
4. Vërtetim studenti nga shërbimi i sekretarisë së FEUT;
5. Listë e notave të studimeve bachelor dhe listë e notave të vitit të parë master;
6 - a. Certifikatë e gjuhës frënge, niveli minimal B2 (aplikantët e thirrjes së parë).
- b. Certifikatë e gjuhës angleze, niveli minimal B2 (aplikantët e thirrjes së dytë) dhe me njohje të cdo niveli të gjuhës frënge.
Studentët e interesuar mund të aplikojnë pranë Zyrës së Procesit Mësimor (kati i dytë, Godina A), duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, deri më datë 18.02.2022, ora 12:00!
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ju uron suksese në aplikimin tuaj!