mundesi_studimi_abroad.jpg

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm me Zyrën për Pronësinë Intelektuale të Republikës Popullore të Kinës si çdo vit njofton studentët e interesuar për të aplikuar në programin "Master në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale” të sponsorizuar nga bursat e qeverisë Kineze.

Ky është viti i tretë që DPPI dërgon studentë shqiptare që përfitojnë nga mundësitë që ofrohen në kuadër të bashkëpunimeve që ky institucion ka me partnerët ndërkombëtarë. Që nga vitet 1950 në Universitetin Ekonomik dhe Juridik  i Zhongnan, kanë studiuar shumë studentë ndërkombëtarë.

Edhe këtë vit Zyra për Pronësi Intelektuale të Republikës Popullore të Kinës bën thirrje për aplikime për të gjithë të interesuarit në vend ti nënshtrohen këtij aplikimi duke plotësuar këto kritere:

(1) punonjës i administratës publike ose ekspert i pronësisë intelektuale i rekomanduar nga zyra / autoriteti kombëtar i pronësisë intelektuale;

(2) Të shëndetshëm dhe nën 40 vjeç deri në afatin e aplikimit;

(3) Më shumë se 2 vjet përvojë pune në fushën e pronësisë intelektuale dhe të vazhdojë të punojë në fushën e PI-së edhe pas marrjes së diplomës;

(4) Të jetë i pajisur me një diplomë katërvjeçare ose diploma të tjera;

(5) Aftësitë e gjuhës angleze: për aplikantët nga vendet ku gjuha angleze nuk është gjuhë amtare, ai / ajo duhet të plotësojë së paku një nga kërkesat e mëposhtme:

 

Rezultate të vlefshme të testeve Pikët e Testeve: 

TOEFL ose IELTS:

TOEFL-paper based test 550 ose më i lartë TOEFL-internet based test 80 ose më i lartë IELTS   6 ose më i lartë

b. Diplomë Bachelor në gjuhën angleze / letërsi ose diplomë tjetër nivel më të lartë;

c. Nëse studion në një vend ku anglishtja është gjuhë amtare për të paktën një vit akademik (8-12 muaj) ose ka punuar në një vend të tillë, për të paktën një vit kalendarik (12 muaj) në 5 vitet e fundit. 

Kandidati që do të marrë bursën e qeverisë kineze, do të mbulojë: (1) Shkollimin; (2) Konviktin në Kinë; (3) Pagesën mujore në Kinë: RMB 3.000 / muaj (Renminbi monedha vendase ekuivalente 1 RMB rreth 15.71 Lekë sipas kursit ditor ); (4) Sigurim i përgjithshëm mjekësor në Kinë.

* Bileta e fluturimit ndërkombëtar dhe shpenzime të tjera NUK përfshihen.

*Afati përfundimtar i pranimit të dokumenteve është data 15 prill 2022 dokumentacioni mund të dërgohen me postë në adresën Nr. 6 Xitucheng Lu, Haidian District, Beijing 100088, People's Republic of China, Attn: Mr. Zhang Keyi, Tel: +86430 6208 6014, ose në email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Për më shumë detaje dhe informacion më të specifikuar lutem shikoni dokumentet bashkëlidhur si dhe formularin e aplikimit

 Për çdo paqartësi dhe informacion mund të kontaktoni në email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., tel: 0673571802

Klikoni për më tepër: 

Annex 1

Annex 2

Annex 3

Annex 4

Annex 5

The official letter from CNIPA-signed by Mr. Lu Pengqi

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.