mbremja.JPG

Nga Nëntori i vitit 2020 në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës ka filluar zbatimin projekti “Promoting Climate Change Adaptation and Disaster Risk Management in the framework of EU Integration”. Projekti zhvillohet në kuadër të fushës së veprimit Jean Monnet Module i programit Erasmus + i financuar nga Bashkimi Evropian. Në stafin e projektit janë të angazhuara, Perseta Grabova, Elona Pojani pedagoge të Fakultetit të Ekonomisë dhe Narin Panariti, Eksperte për politikat dhe përafrimin e legjislacionit për mjedisin dhe klimën. Projekti ka si qëllim kryesor mbështetjen e mësimdhënies dhe ndërgjegjësimit në fushat e ndryshimeve klimatike dhe menaxhimit të riskut nga katastrofat. Gjatë zbatimit të këtij projekti në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës po zhvillohen dy kurse Jean Monnet, ku adresohen çështjet e lidhura me menaxhimin e katastrofave në kuadër të politikave Evropiane të integrimit. Kursi i parë titullohet “Menaxhimi i Riskut nga Katastrofat” dhe Kursi i dytë “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike” në kuadër të integrimit Evropian të vendit.

Në kuadër të projektit në datën 24 Mars 2022 në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, nën kujdesin e Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, u zhvillua aktiviteti “Mbrëmje për Klimën”.

Aktiviteti “Mbrëmje për Klimën” i zhvilluar pranë mjediseve të Fakultetit të Ekonomisë nga ora 18:00- 20:30 bashkoi studentë, pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë dhe palët e interesit në një diskutim të hapur për edukimin në këtë fushë dhe politikat e ndërmarra në vend dhe më gjerë.

Nga palët e interesit në aktivitet morën pjesë:

Zj. Ornela Çuçi, Zv. Ministre e Turizmit dhe Mjedisit,

Z. Gjergji Simaku, Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë,

Zj. Anuela Ristani, N/Kryetare e Bashkisë së Tiranës,

Z. Robert Hysenllari Drejtor i Gadishmërisë dhe Përgjigjes Emergjente në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile,

Zj. Adisa Bala Drejtore e Drejtorisë së Zvogëlimit të Riskut dhe Parandalimit, \në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile,

Zj. Merita Meksi, Eksperte për klimën dhe zv/menaxhere projekti në GIZ,

Zj. Alma Lulja, Zv. Koordinatore Rajonale e Projektit GEFF

Zj. Ermela Karaj, Drejtuese e Departamentit të Financimit të Projekteve dhe Agrobiznesit - Raiffeisen Bank Shqipëri,

Pjesëmarrësit prezantuan studentët më mundësitë e angazhimit të tyre në fushën e Ndryshimeve Klimatike në secilin prej institucioneve që ata përfaqësonin dhe më gjerë në Shqipëri. Aktiviteti u shoqërua me interes të lartë nga pjesëmarrësit dhe veçanërisht nga studentët, të cilët patën mundësi të prezantonin gjatë aktivitetit punët e tyre origjinale dhe të komunikonin me palët e interesit.

Më shumë informacione për projektin dhe aktivitetet e tij mund të gjeni në faqen e internetit të projektit: www.climateanddisasters.feut.edu.al

Klikoni për më tepër: 

Fotot nga aktiviteti

FYLER Jean Monnet Module

Agjenda

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.